Partia Demorkatike I ka cilësuar zgjedhjet në Kosovë si një leksion për qeverinë shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi teksa nuk I ka kursyer akuzat në drejtim të qeverisë thekson se zgjedhjet demokratike kërkojnë vetëm vullnet politik.

“Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë një leksion i madh për politikën ‎shqiptare, por mbi të gjitha janë një këmbanë e fortë për qeverinë. Zgjedhjet demokratike kërkojnë vullnet politik. Kosova dha një mësim të madh se zgjedhjet bëhen demokatike, kur në vend të parë vjen interesi i zgjedhësve dhe kur qeveria ka vullnet për të zbatuar ligjin,‎ që garanton të drejtën e zgjedhësve dhe të kandidatëve që konkurojnë të lirë e pa presion. Askush nuk ka dëgjuar zhurmë për reformë zgjedhore në Kosovë, por të gjithë pamë se si Kosova bëri zgjedhje demokratike që garantuan rotacion politik paqësor, ku fituesi angazhohet për ndryshim dhe humbësi nuk manipulon numërimin, por pranon humbjen.”

Share.