Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, profesori Muzafer Shala, ka mbajtur sot një konferencë për media përmes së cilës ka denoncuar mënyrën e dobët të organizimit të procesit arsimor nga Qeveria.

Shala ka thënë se Kosova sot përballet me një situatë të patolerushme të keq-menaxhimit të procesit mësimor nga ana e qeverisë Hoti, e veçanërisht Ministria e Arsimit.

Shala ka quajtur skandaloz vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit për të zgjatur pushimin dimëror për nxënësit, të cilët edhe ashtu kanë mbajtur shumë më pak orë sesa viteve paraprake.

Madje, ai ka thënë se këto vendime absurde po rrezikojnë edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në fund, Shala ka propozuar një sër pikat për Qeverinë të cilat duhet të implementohen menjëherë, duke nisur nga vendosja urgjente e mekanizmave konkret për sigurimin e cilësisë në kohë pandemie. /TV Malisheva

Share.