Komuna e Pejës nga sot nuk do të jetë më zonë e karantinuar.

Vendimi për heqjen e kësaj komune nga karantina e ka marrë ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia.

Komuna e Pejës kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse të udhëzuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike dhe të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, duke mbajtur maska mbrojtëse, dorëza, dezinfektues dhe të ruajnë distancën sociale.

Ndryshe, në Komunën e Pejës janë regjistruar deri më tash 73 raste me koronavirus./TV MALISHEVA/

Share.