Në ditët e para të mbylljes në shtëpi nga koronavirusi, të gjithë u bënë “shefa kuzhine”, por me kalimin e kohës, hobi i gatimit u braktis nga disa.

Sidoqoftë, kjo ëmbëlsirë fare e thjeshtë për t’u përgatitur dhe me vetëm tre përbërës, do t’ju rikthejë përsëri në kuzhinë.

Ëmbëlsira e përgatitur nga Walla Abu-Eid, njihet me emrin “Lazy Cake” (torta dembele).

Tre përbërësit që ju duhen:

– 600 ml krem i trashë (ose whipping cream i rrahur)

– 700 g çokollatë

– 3 pako biskota sipas dëshirës suaj

Përgatitja:

Përzieni kremi dhe çokollatën e shkrirë në një enë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Ndani biskotat në copa të vogla dhe vendosini ato në përzierjen që krijuat.

Më pas, në një enë të gjatë të mbuluar me letër kuzhine, hidhni përzierjen dhe lëreni në ngrirje gjatë natës, ose për disa orë. Në fund, ktheni mbrapsht enën dhe ndani ëmbëlsirën.

Mund të shtoni, luleshtrydhe, lajthi apo fruta të tjera sipas dëshirës për dekor. /TV Malisheva

Share.