Dua Lipa ka njoftuar se turneu ‘Future Nostalgia’ është shtyrë.
Ishte paraparë që pas publikimit të albumit Dua Lipa të fillojë turneun e saj në Evropë në muajin prill të këtij viti, shkruan lajmi.net.
Por një gjë e tillë tani është bërë e pamundur për shkak të pandemisë koronavirus, këngëtarja ka bërë të ditur se turneu është shtyrë për vitin e ardhshëm.
Ajo njashtu thotë se gjitha tiketat e rezervuara për këtë turne do jenë valide edhe për datat e reja të cilat do bëhen publike shumë shpejtë.