Pas takimit të përfaqësuesve te institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë, ministrja e arsimit Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka vend për panik dhe nuk ka arsye për mbyllje të shkollave sepse nuk ka virus prezent në Kosovë.
Ministrja Bajrami tha se kanë bërë një plan të veprimit për t’i udhëzuar shkollat në të gjithë vendin se si të veprojnë për parandalimin e koronavirusit