Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë për situatën lidhur me koronavirus, për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore apo përmbarimore.
Po ashtu pezullohen të gjitha kërkesat drejtuar Thesarit për pagesa të drejtpërdrejta, që ka të bëjë me faturat e papaguara mbi 60 ditë, si dhe të gjitha kërkesat ndaj Thesarit- Ministrisë së Financave dhe Transfereve për rimbursime për persona fizikë dhe juridikë.
Stafi i Thesarit do të bëjë trajtimin e kërkesave të pranuara deri më datë 11.03.2020, ndërsa kërkesat e pranuara pas këtij afati pezullohen deri në shfuqizimin e vendimit për situatën e emergjencës shëndetësore.
Për shkak të situatës së krijuar, të gjitha kërkesat nga palët, përfshirë edhe ato nga organizatat buxhetore, duhet të paraqiten vetëm përmes postës elektronike zyrtare në formë të skanuar për të shmangur kontaktin fizik, thuhet në njoftim