Gara me kohën vazhdon përmes më shumë së 100 eksperimenteve që po kryhen për vaksinën kundër koronavirusit.

Por procesi ka fazat e veta, e ndërkohë, po ngrihen dhe zëra që thonë se ajo mund të mos gjendet kurrë. “Corriere della Sera” shkruan se nuk është e vogël mundësia që një zgjidhje e tillë të mos mbërrijë fare, ose të vijë shumë më vonë.

Nuk do të ishte hera e parë që ndodh dicka e tillë. Ndryshe nga HIV-i apo malaria, Sars-Cov-2 nuk pëson mutacione të mëdha, dhe kjo i jep shpresa shkencëtarëve. Anthony Fauci, kreu i Task Force-s për pandeminë në Shtëpinë e Bardhë, flet për 18 muaj për vaksinen, ndërsa shkencëtarë të tjerë janë më të kujdesshëm sepse kujtojnë që në lojë janë sisteme biologjike, dhe jo mekanike, e shumë varet nga mënyra si reagon organizmi.

Në procesin e prodhimit, pjesa më e vështirë është të tregohet se vaksina funksionon dhe se është e sigurtë. Nëse ajo nuk arrihet shpejt, është shumë e mundur që Sars-Cov-2 të qarkullojë për disa kohë, e mund të duhet të bashkëjetojmë me të, thonë ekspertët. Ata kujtojnë sesi falë antiviraleve, HIV-i është kthyer në një sëmundje kronike, dhe jo më në një dënim me vdekje siç ishte në vitet 80`.

Edhe me Covid-19, shkencëtarët po punojnë për gjetjen e kurës me mjekime të reja e të vjetra, duke filluar nga remdesiviri që duket po jep rezultat, trajtimet me plazmën e të shëruarve apo klorokinën./ Tv Malisheva

Share.