Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Gjakovë.

Viktima, punëtor në fabrikën e sfungjerit dhe dyshekëve “Comodita Home” në Gjakovë, mësohet se e ka lënduar gishtin.

Gjatë procesit zingjiror të punës të paketimeve, e ka lënduar gishtin e këmbës. Më pas është dërguar në spital”, ka thënë Nysret Gjurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës për Sinjalin.

Gjurkaj ka bërë të ditur edhe se inspektori i punës së bashku me policinë e hetuesit kanë arritur në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur ajo.  /TV Malisheva

Share.