Një polic që po monitoronte respektimin e masave është parë me maskë të vendosur në mjekër teksa ka ndaluar dy gra.

Lexuesit kanë dërguar fotografi nga qyteti i Ferizajt ku shihen dy policë, e njëri prej tyre me maskë të vendosur në mjekër.

Kujtojmë se që nga miratimi i masave të reja, janë gjobitur me mijëra qytetarë për mosrespektim të masave. Vetëm në 24 orët e fundit, shteti i Kosovës ka gjobitur mbi 8 mijë qytetarë për dy ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë që nga fillimi i pandemisë ka treguar se si duhet të mbahet maska.

Share.