Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve nga Serbia.

“Vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit tyre pa vështirësi”, thuhet në një postim në Facebook.

Kosova ka vendosur masa reciproke për targat e automjeteve nga Serbia pas skadimit të marrëveshjes së Brukselit më 15 shtator, gjë e cila ka çuar në ngritjen e tensioneve në veri. /TV Malisheva

Share.