Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar një person duke e drejtuar veturën me targa të regjistrimit të cilat nuk i takojnë atij mjeti.

I njëjti është gjobitur me 500 euro nga Policia e Kosovës, si dhe i janë konfiskuar targat.

Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me targa të regjistrimit të cilat nuk i takojnë atij mjeti, i njëjti është gjobitur me 500€, targat janë konfiskuar ndërsa mjeti është larguar nga trafiku”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

/TV Malisheva

Share.