Punonjësit e policisë kanë mbërritur në selinë blu për t’i marrë pasaportën Sali Berishës si dhe për t’i komunikuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje.” Kështu raportojnë mediat në Shqipëri, për zhvillimet e fundit atje.

Kreu i “Rithemelimit” akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv dhe për pastrim parash për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Më herët gjatë mbrëmjes të së shtunës, Berisha deklaroi se akuzat ndaj tij janë të pabaza dhe i cilësoi si sulm politik.

Nga selia blu, Sali Berisha pas lajmit për arrestimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe detyrim paraqitje për të, tha se Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike.

“Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij dhe aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton. Rama ka humbur mandatin e deputeti me tenderat që ka fituar thjeshtra e tij me kompaninë e saj, me tenderat që ka fituar burri i motrës së Linda Ramës, apo me implikimin e saj në bordet e Ramës”.

“Ai nuk është më deputet i Republikës së Shqipërisë. Ai ka grabitur votën e shqiptarëve, dhe u damkos nga qytetarët e Kosovës si vllau i Vuçiqit, si argat i Beogradit, dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në Kuvend, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht për fshehje dokumentesh dhe bashkëpunim me bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën”.

“Zgjedhësit ndihen sot më pranë Sali Berishës se kurrë. Kufizimi për të lëvizur unë nëpër Evropë nuk mund të ndodhte pa miratimin e komisioneve parlamentare”, deklaroi tutje Berisha.

/TV Malisheva

Share.