Posta e Kosovës ka njoftuar se derisa po mbahej mbledhja e Bordit të Përkohshëm menaxhmentin e saj, brenda objektit dhe para hyrjes janë parë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ky është njoftimi i Postës:

Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhë policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë.

Me respekt,

Posta e Kosovës Sh.A.

Prishtinë/ Tv Malisheva

Share.