Është publikuar raporti “Raport Vlerësimi mbi Aplikimin e Drejtësisë Procedurale në Gjykatat Themelore nga 2021-2023: Një analizë krahasuese”. Të pranishëm ishin kryetarë dhe administratorë të Gjykatave Themelore në Prishtinë, Gjyqtarë mbikëqyrës dhe ndihmës-administratorë të degëve të gjykatave respektive, si dhe akterë të tjerë shoqërorë.

Aty u tha se kënaqshmëria e qytetarëve ndaj Gjykatave është në rritje, teksa në thumb të kritikave ishin politikanët.

Përfaqësuesi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Agron Maxhuni, tha se synojnë që brenda sistemit të shënojnë kënaqësi më të madhe të qytetarëve për Gjykatat në vend. Ai kërkoi që të bëhet më shumë punë nëpër degët e gjykatave.

“Këto plane kanë për qëllim me e ndryshu fotografinë në Kosovë, këto plane kanë rezultuar të suksesshme dhe kanë ndryshu perspektiven dhe qasjen në Kosovë. Raporti për kënaqeshmëri ka shënuar rritje, kënaqmëria qytetare ka shënuar rritje për institucionet e drejtësisë”, tha ai.

“Vetëdijesimi i qytetarëve në inicimin e procedurave është një gjë që duhet të trajtohet me shumë delikate. Ne po synojmë që brenda sistemit të shënojmë kënaqësi më të madhe të qytetarëve brenda gjykatoreve. Ne do të jemi kujdestar të zbatimit të kryefjalës, faleminderit USAID, që po vazhdon me e përkrah sistemin e gjykatës se Kosovës, për një transparencë më të madhe. Neve na gëzon fakti që ka një zhvillim pozitiv, mbetet punë në anën e degëve të gjykatave dhe shpresojmë që të fokusohemi në këtë drejtim më shumë”, u shpreh ai.

E gazetari Kreshnik Gashi, pati kritika në drejtim të politikës. Ata, Gashi i quajti “prishësit kryesor të sistemit të drejtësisë”.

“Ky raport ndihmon me kuptuar se ata që i përdorin gjykatat çfarë mendimi kanë, njerëzit në qytet që nuk kanë shkuar kurrë në gjykatë, mendojnë që atje nuk punohet fare. Njerëzit në botë presin deri sa të përfundojnë procedurat, nuk është lajm që dikush po pret 3-4 vjet për një lëndë gjyqësore, por në Kosovë nuk kanë dalë me e pa se s’kemi mundësi me lëviz. Politikanët në Kosovë nuk dëshirojnë me e pas një sistem të mirë në Kosovë, prishësit kryesor të sistemit të drejtësisë janë politikanët, sepse kur po i kontestojnë gjykatat po humbin poenë politik”, u shpreh Gashi.

/TV Malisheva

 

Share.