Theodore Ruzvelt, Kryetar i SHBA-ve, (1901-1909), Mesazhi i ish-kryetarit të SHBA-ve T. Ruzvellt, për popullin shqiptar, dhënë Nolit më 25 korrik 1918, gjatë një interviste, të cilën më 26 gusht 1918 e boton gazeta “DIELLI”. Në të, veç të tjerash, thuhet: “Shqiptarët i dua dhe i admiroj, se janë një racë e vjetër dhe trime, që meriton të shpëtohet dhe të vetëqeveriset. Di që në shumë raste turqit, grekët dhe serbët bashkoheshin dhe lidheshin mes tyre që t’u bënin ballë shqiptarëve. Di pastaj se shqiptarët janë besnikë dhe të ndershëm dhe kur japin fjalën, e mbajnë si burra….” Në vazhdim të intervistës Z. T. Ruzvelt shqiptarëve u jep këtë porosi: “ Thuaju Shqiptarëve që dëshiroj ta shoh Shqipërinë independente, dhe që independenca e tyre duhet të sigurohet nën mbrojtjen dhe garancinë e Fuqive Aleate, Amerikës, Inglizit dhe Francës. Nga ana ime do të bëj ç’të më vijë dorës për të drejtat e racës shqiptare”.


Publikuar nga Dr.Naim Dedushaj, në Librin Amerika për Kosovën

Share.