Daut Haradinaj ka kujtuar 25 vjetorin e vdekjes së vëllait Luan Haradinaj, atdhetarin Smajl Haradinaj dhe ditëlindjen e Skënderbeut.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se pranverat në trojet e Kosovës çelin në liri.

“Në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan, nderuam sot dëshmorin e kombit, Luan Haradinaj.  Bashkë me përkujtimin për Luanin, kujtojmë dhe veprën e atdhetarit të madh, Smajl Haradinaj. Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e heroit tonë të madh gjithëkombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan, nderuam sot dëshmorin e kombit, Luan Haradinaj.

Bashkë me përkujtimin për Luanin, kujtojmë dhe veprën e atdhetarit të madh, Smajl Haradinaj.

Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e heroit tonë të madh gjithëkombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Pranverat në trojet tona çelin në liri, sepse ishin ata që të jemi ne sot.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Share.