Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimin që sezoni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll të fillojë nga datat 15 dhe 16 shtator.

Xhiroja e parë do të jetë e mbushur me përballje tejet interesante, sikurse ajo mes Trepçës dhe Golden Eagle Ylli, dhe derbi i rivalëve të vjetër mes Pejës dhe Bashkimit.

Po ashtu, kampioni i shumëfishtë dhe klubi më i dekoruar në Kosovë Sigal Prishtina në javën e parë do të përballet me Dritën, e cila këtë sezon është rikthyer në elitën e basketbollit të Kosovës.

Sa i përket ndeshjes mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ky do të jetë takimi i tyre i dytë këtë edicion të ri, pasi që edhe në Superkupën e Kosovës ato u takuan në gjysmëfinale, në të cilën triumfuan mitrovicasit. /TV Malisheva

Share.