Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se është ndërprerë prodhimi në Impiantin për trajtimin e ujit të pijes në Balincë të Vushtrrisë.

Përmes një njoftimi për media, ujësjellësi ka sqaruar se qyteti do të furnizohet nga rezervoaret e ujit.

Si pasojë e reshjeve të fundit dhe nivelit të lartë të turbiditetit të ujit të papërpunuar, është ndërprerë prodhimi në Impiantin për Trajtimin e Ujit të Pijes në Balincë. Kjo është arsyeja që një pjesë e popullatës; sidomos në pikat e larta nuk kanë furnizim me ujë të pijes, ndërsa qyteti ende furnizohet nga rezervoaret e ujit. Presim që gjatë ditës të rifilloj prodhimi dhe me ketë edhe furnizimi me ujë të pijes për Vushtrri. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftim. /TV Malisheva

Share.