Profesori në Qendrën e Kompetencës në Malishevë, Faton Beqiri, ka thënë se edhe pse është vaksinuar me dy doza të vaskinës Pfizer, prapë ka rezultuar pozitiv me COVID19, shkruan TV Malisheva.
Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se dy dozat e vaksinës antiCOVID kanë rezultuar të kota për të dhe familjen e tij. /TV Malisheva
Njoftimi i plotë:
Te nderuar miqë,koleg-e.une sot rezultova pozitiv me COVID edhe pse i vaksinuar me pfizer dt.24.06.2021 doza e pare dhe 22.07.2021 doza e dyte por rezultuan te ” kota” iu kerkoj te keni kujdes me te gjithe juve qe patem kontakte,per here te pare ne famile u vrejt prania e virusit me dt.20.08.2021 dhe filluan shenjat te te gjithe antaret e familes sime. Kjo gjendje erdhi sipasoj e shfrenimit ton neper ahengje andaj po i bartim pasojat,por ndihme te madhe perhapjes i dhan edhe vllezrit ton mergimtar qe gezimin e tyre e çfryan neper ahengje familjare pra gezimin e tyre e kthyam ne pikllim e renkim. Faleminderit pushtet qendror dhe lokal u treguat shume zemer bujar per ti mbushur arkat e juaja,popullaten e gjunjezuat,e perdhoset,e shkatrruat,i shkatrruat ekonomit e tona te varfera. Tash filloni festen pushtetar…..me mira te hospitalizuar,te vdekur… Mbushni gjepat me neve novejtaret e barnave.. /TV Malisheva