Programi për fëmijë – Floriinjtë në TV Malisheva, tashmë ka marr edhe mbështetje ndërkombëtare, pasi këtë javë zhvilloi intervistë me dy prej themeluesve të kanalit MyQurantineLife, ku deri më tani janë publikuar dhjetëra video nga e gjithë bota.

E 3 nga këto video që janë publikuar në kanalin MyQurantineLife ishin pjesë e programit të FLORINJËVE. Këto video janë publikuar në këtë kanal me qëllim që të krijohen ura lidhëse me kanalet ndërkombëtare, në mënyrë që zëri i fëmijëve kosovarë të dëgjohet sa më lartë. Në një intervistë 50-minutëshe u diskutuan tema të ndryshme, si projektet e përbashkëta, rëndësia e mediave në arsim, krizat e shkaktuara nga virusi Covid dhe ndikimi i tij tek fëmijët, përdorimi i teknologjisë sa më drejtë, si dhe bashkëpunimet e ardhshme.

Të intervistuarit ishin producenti holandez, Jan-Willem Bult i cili ishte edhe drejtor i shumë programeve televizive ndërkombëtare në Holandë, dhe gjithashtu fitues i shumë çmimeve si Prix Jeunesse International, izemimi Jeunesse International, Japoni, çmimi i Akademisë Holandeze, Prix Danube dhe nominime të tilla si Emmy International Eminem dhe Transmetuesi Evropian i Vitit. Ai si pedagog ka qenë i ftuar në Universitetin e Romës, Santiago de Kili, Sao Paulo, Bogotá, Cali, Tel Aviv, Buenos Aires dhe Amsterdam.

Si dhe ALDANA DUHALDE gazetare nga Argjentia, e cila ka përfunduar Shkencat e Komunikimit Social (UBA). Ajo është fotografe, zhvilluese e formateve, skenariste dhe konsulente. Anëtare i jurive kombëtare dhe ndërkombëtare (në Argjentinë, Japoni, Gjermani, Estados Unidos, Kolumbi, Brazil, Kili, Malajzi, Afrika e Jugut, Holandë, ndër të tjera). Ka krijuar dhe prodhuar përmbajtje për të rritur dhe fëmijë. Ajo është trajnere e formateve “Tregime të forta dhe fëmijë të fortë” (Prix Jeunesse International) dhe “WADADA News for Children”. Ajo moderon debate dhe punëtori për Media dhe Fëmijë në seminare dhe universitetet pasuniversitare në vend dhe jashtë saj. Ajo fitoi çmime të tilla si Prix Jeunesse Iberoamericano dhe Divercine UNESCO./TV Malisheva/

Intervista nga minuta e 56

https://www.facebook.com/malisheva.tv/videos/1250690375323521/

Share.