Përfaqësues të bizneseve dhe të sektorit të prodhuesve të betonit që po përballen me rritjen e çmimit të çimentos kanë protestuar sot para kompanisë Sharr-Cem në Han të Elezit.
Si rezultat, dhjetëra maune u vendosën në rrugën përpara kësaj kompanie.
Përfaqësuesi i shoqatës së betonierave të Kosovës, Naim Mahmutaj theksoi se kjo është hera e tretë e shtrenjtimit të çmimit të çimentos brenda këtij viti.
Ai tha se bizneset janë vënë në një pozitë aq të pafavorshme, sa që bëhet i papërballueshëm vazhdimi i aktivitetit të tyre.
Ai tha se një thes i çimentos në vitin 2019 ka kushtuar 3 euro e 80 centë, ndërsa sot kushton 8 euro, andaj sipas tij ngritja kaq e shpeshtë dhe kaq e lartë e cmimit të cementos i ka vënë ne pozita të pafavorshme dhe e bën të paperballushëm vazhdimin e aktivitetin të tyre.
Ndërsa, Bujar Avdyli, prodhues i betonit paralajmëroi se ky shtrenjtim do të ndikojë në ngritjen e çmimeve të produkteve të betonit.
“Duke kjo është ngritja e tretë me radhë, për këtë vit, arsyetimet për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe shkaku krizës globale si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë, nuk besojmë që qëndron kjo. Por, duhet bëjmë me dije të gjithë qytetarët kjo do të ndikojë në ngritjen e çmimit të produkteve të betonit, banesave, lokaleve afariste, pra do të prekë të gjithë qytetarët”, theksoi Avdyli.
Zyrtarë të kompanisë Sharr-Cem nuk janë prononcuar lidhur me çmimet.
/TV Malisheva