Grupi PSA ka vendosur të mbyllë fabrikat e saj për shkak të koronavirusit, çrregullimeve në zinxhirin e furnizimit dhe rënies së madhe të tregut të automobilave.

Fabrika e PSA Group do të mbyllet më së voni deri më 27 mars, njoftoi kompania, transmeton KosovaPress.

Fillimisht do të mbyllen fabrikat në Madrid dhe Mulhouse francez, dhe do të vazhdojë me fabrikat e tjera në Francë dhe Spanjë, vende këto ku janë regjistruar me mijëra raste me koronavirus.

Sindikata e punëtorëve në Çeki ka kërkuar një karantinë dy-javore për të gjithë punëtorët nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Sipas sindikatës së punëtorëve në Skoda Auto, që i përket grupit gjerman Volkswagen, masa përfundimisht do të parandalojë përhapjen e virusit në mesin e punonjësve

Share.