Gjiganti francez, PSG është vënë pas mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.
PSG është duke kërkuar të përforcojë repartin e mesfushës, dhe synon që gjatë këtij afatit kalimtar të janarit të transferoj Kanten në skuadër.
Francezi cilësohet si një nga më të mirët në pozicionin e tij, më parë ka qenë i kërkuar nga Real Madridi dhe Barcelona, mirëpo nuk ka dashur të largohet nga “Stamford Bridge”.
PSG po mundohet ta rikthejë atë në Francë, ani pse Kante ka një kontratë me klubin londinez deri në vitin 2023./TVMalisheva