Organizatat Çohu publikoi raportin mbi monitorimin e mediave online, në të cilin u tha se janë evidentuar se ka dyshime për shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.
Në këtë konferencë u tha se qëllimi i këtij raporti është evidentimi i shkeljeve të etikës së gazetarisë nga mediat online të Kosovës, të cilat janë monitoruar nga 1 maji deri me 30 prill 2019.
Synimi e këtij veprimi është të vetëdijësohen dhe të angazhohen qytetarët për të dërguar ankesa në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) edhe në rastet kur ata nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë apo të përmendur në raportimet e mediave.
Sipas këtij raporti janë monitoruar gjithsej 8 media online dhe shkrimet e publikuara prej tyre janë monitoruar në baza ditore.
Raporti tregon se ka shkelje të ndryshme të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Disa nga këto janë portale që më shumë raportojnë për një komunë, apo rajon të caktuar në Kosovë.
Gjithashtu u tha se është monitoruar edhe një medium online në gjuhen serbe.
Gjithashtu nga monitorimi i shkrimeve për periudhën maj 2018 deri në prill 2019, janë evidentuar gjithsej 92 shkrime, tek të cilat ka pasur dyshime për shkelje të kapitujve të Kodit te Mediave të shkruara të Kosovës dhe nga këto 92 ankesa, KMShK- ja ka miratuar 41 prej tyre
Tutje në këtë raport thuhet se shkeljet më të mëdha të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës janë të Kapitullit 2, i cili ka të bëjë me raportin e së vërtetës.
Shkelje ka edhe në kapitullin 7, kapitull i cili ka të bëjë me privatësinë. Gjithashtu shkelje ka edhe në kapitullin 10.
Duhet theksuar se prej kur ka filluar dërgimi i shkrimeve për shkak të dyshimit se kanë shkelur kodin e etikes, mediat të cilat kanë qenë nën monitorim është vërejtur një kujdes më i shtuar gjatë raportimit.
Monitorimi i portaleve po vazhdon dhe do to përfundojë në prill të vitit 2020, kur do të hartohet edhe raporti përfundimtar.