Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Qatar Charity dhe Komunës së Malishevës, në programin për sigurimin e ujit për pije për familjet të cilat kanë nevojë, sot kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe përfaqësuesi i Qatar Charity, Besart Avdyli, zyrtarisht i kanë nënshkruar marrëveshjet me 38 përfitues të tjerë, të cilët do përfitojnë nga ky program. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin edhe drejtori i shërbimeve publike, Rifat Mazreku dhe ai i bujqësisë Sylë Dukolli.

Qëllimi i këtij programi është sigurimi ujit për pije për të gjitha familjet që kanë nevojë për hapjen e puseve, por nuk kanë mundësi financiare ti hapin puset dhe nuk janë të kyçur në  sistem të ujësjellësit.

Ne ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastarti, i ka uruar të gjithë përfituesit dhe e ka falënderuar Qatar Charity për realizimin e këtij projekti, jetik për këto familje.

Kryetari Kastrati, gjithashtu bëri me dije, se do të zgjerohet bashkëpunimi me Qatar Charity edhe në fusha tjera të përkrahjes për familjet në nevojë.

Edhe përfaqësuesi i Qatar Charity, Besart Avdyli, tha se “jemi të kënaqur që kemi mundësi  të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit të ujit për pije, për këto familje, dhe se bashkëpunim me Komunën e Malishevës, do të vazhdoj edhe me programe tjera”.

/TV Malisheva

Share.