Të punësuarit në Komunën e Zveçanit, ndonëse është ditë pushimi, edhe sot shkuan në ‘punë’, gjë që dëshmon qëllimin e pjesëmarrjes së tyre në protestë.

Ata u nënshkruan në listat e evidencës dhe po qëndrojnë afër ndërtesës së komunës.

Situata në këtë komunë është e qetë, ndërsa numri i protestuesve është i vogël.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesës së kësaj komune.

Mësohet se dhe në dy komunat tjera veriore të vendit, Leposaviq dhe Zubin Potok, situata është e qetë, ndërsa numri i protestuesve është simbolik.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave

/TV Malisheva

Share.