Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se qeveria shqiptare po negocion me kompaninë “Pfizer” për të marrë 500 mijë doza të tjera vaksinash brenda këtij viti.

Më 23 gusht SHBA ka miratuar vaksinën “Pfizer” për përdorim kundër COVID-19 për personat mbi 16 vjeç. Po të njëjtën ditë, në Shqipëri mbërritën 43.512 doza vaksinash të kompanisë “Pfizer”.

Kryeministri Rama ka njoftuar më herët se numri total i vaksinave që kanë mbërritur deri tani në vend është 1.899.172.

Ai ftoi qytetarët të shfrytëzojnë muajin gusht për të marrë vaksinën mbrojtëse ndaj virusit./TV Malisheva

Share.