Është asamblisti i kësaj partie në këtë komunë, Ragip Fetahu, ai që ka hedhur kritika në drejtim të Bulliqit dhe qeverisjes së tij.

Fetahu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeverisja e VV-së në Podujevë është korruptive dhe se sipas tij “nuk kanë faj të rinjtë që po largohen nga Kosova”.

“Delme me mjekërr gjatë qeverisjes së korruptave të PDK-së dhe LDK-së, e delme me mjekërr gjatë qeverisjes së VV- së. ( Nejse dikur zbulohet që u ken dhi sa për t‘i përfitu naj euro të but). Këta po dalin të kenë parime!!!! Nuk kanë faj rinia që hupin nga ky vend!”, ka thënë Fetahu.

Ky reagim i Fetahut vije pasi që në këtë komunë ka dhënë dorëheqje drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, ndërsa është shkarkuar Drejtori i Inspekcionit, Besnik Mulliqi.

/TV Malisheva

Share.