Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë kryer një operacion të rrallë, duke ndërhyrë në veshkën e majtë tek një pacient, e cila ishte përfshirë nga një masë tumorale.

Pas  përgatitjes preoperatore, ekzaminimeve të nevojshme diagnostike,  ekipi mjekësor i ka larguar pacientit veshkën ektopike (veshkë jashtë pozitës normale), së bashku me masën tumorale dhe ureterin  e majtë (kanali që lidh veshkën me fshikën urinare).

Share.