Qytetarët kanë protestuar me zhurma për të dytën natë më radhë, ndaj veprimeve të fundit politike që po ndodhin në vendin tonë.

Qytetarë të shumë në të gjitha lagjet e Prishtinës dhe qytete tjera, kanë dal në dritare e banesave, apo në oborret e shtëpive, ku po qëndrojnë, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj zhvillimeve politike që po ndodhin në Kosovë, në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Qytetarët kanë shfrytëzuar mjetet e të ndryshme për të protestuar në mënyrë paqësore, duke bërë zhurma të ndryshme.

Koalicioni qeverisës LVV-LDK ka përjetuar përparjen më të madhe. Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurtit, i cili shkarkoi nga detyra e ministrit të Brendshëm Agim Veliun, i cili është nga radhët e LDK-së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

E tërë kjo situatë po ndodh n ë kohën kur Kosova dhe bota po përballet me virusin e rrezikshëm Covid-19.

https://www.youtube.com/watch?v=GkGvaibAnfY&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3UiAttWtwqaTNvp0zBhJSFzHikqLdKn6JyVp1h9C2BNgBR8Ycx_yl0pys

Share.