Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 12:45, një qytetar nga fshati Muzeqinë në rrugën transit (fshati Davidovc-Godanc) në Shtime, ka gjetur një telefon celular IPHONE.

41-vjeçari me inicialet A.SH thuhet se menjëherë ka njoftuar policinë dhe telefonin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime.

Policia ka lutur pronarin e vërtetë që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime që t’i kthehet telefoni i humbur.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në  Ferizaj ka falënderuar qytetarin A.SH për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të telefonit të gjetur, në stacionin e policisë”, thuhet në komunikatën për media.

/TV Malisheva

Share.