Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në ShBA më 18 shtator.
Sipas Klan News, Rama në këtë vizitë do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme te OKB-së.
Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme nis më 14 shtator, ndërsa 22 shtatori është dita e parë e debateve në nivele të larta mes drejtuesve.
Asambleja përfundon më 27 shtator, ditë kur pritet të kthehet dhe kryeministri Rama. /TV Malisheva