Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Malit të Zi, pas takimit në Tiranë, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media, kanë lavdëruar takimet që po zhvillojnë, duke bërë thirrje edhe vendeve tjera të rajonit, përfshirë edhe Kosovën, t’i bashkohen nismës për lehtësira të njerëzve dhe mallrave.
Gjithashtu, u tha se këto takime do të shërbejnë edhe për koordinim në mbledhjen e fondeve të BE-së por edhe afrimin drejt BE-së.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se presin një hart specifike me e shoqëruar me një tabel arritjesh ku do të mund të bëhen bilanqet.
“Dëgjoj shumë broqurrala se kjo nismë ka favore vetëm për Serbinë por është e kundërta që çdo vend që hynë në këtë proces mund të përfitojë nga kjo nismë”, tha ai.
Sipas tij, duke hapur kufijtë për vendet e treta që vizitojnë njërin nga vendet tona, bëhet e mundur rritja e numrit të turistëve në vendet tona.
Kurse, sa i përket refuzimit të Kosovës, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë të bëjë të pakënaqur pa kushte ata që e mbështetën në ditët e vështira.
“Nëse Kosova ka nevojë sot për respekt, për integrim, për zhvillim ekonomik, Kjo është rruga. Rrugët e tjera e tjera të fantazive neo-makrsiste, të proteksonizmit apsurd, keni parë ju ndonjë vend të varfër të botës të bën proteksonizim, janë vetëvrasje në planin ekonomik dhe politik, pasi miqtë, mbështetësit dhe partnerët në këtë proces, janë këtu”, tha ai.
Sipas tij, nëse Shqipëria, Maqedonia e Serbia, Malin e Zi, bien dakord për liberalizim në cdo aspekt, cka fiton Kosova duke ke mos ardhur, ndërkohë, që askush nuk thotë që kjo nuk duhet bërë me Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se është e rëndësishme që bashkëpunimi i vendeve të bëhet sa më i mundur.
Ai tha se qeveria e Serbisë do të marrë vendim për ta mbështetur me një donacion Shqipërinë dhe do të jetë një, dy, tre apo katër donatorët më të mëdhenj në përkrahje të zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Sipas Vuçiqit, do të angazhohen për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve nëpër pika kufitare, duke thënë se do të përpiqen të krijojnë një treg të përbashkët.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviçi tha se janë të gatshëm të organizojnë takimin e ardhshëm në Mali të Zi, pasi që në çdo iniciativë rajonale të bëhet në përpjekje për arritjen e standardeve që ndihmon në anëtarësimin e vendeve tona në Bashkimin Evropian.
Kurse, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se ndihmat pas tërmetit do të vazhdojnë në formën e fondeve, ku edhe u bëri thirrje të gjithë shtetasëve të Maqedonisë, të jenë solidarë për të tejkaluar gjendjen në zonat e prekura nga tërmeti.
Ai tha se gjatë muajit shkurt, në takimin e ardhshëm, i cili ka mundësi të mbahet në Beograd, të nënshkruajnë një marrëveshje për ndërhyrje dhe solidaritet në mes vendeve në rast të katastrofave natyrale.
Zaev ka përmendur lehtësirat në pikat doganore por edhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Sipas tij, të gjitha vendet e rajonit duket t’i bashkohen kësaj iniciativë rajonale.
Ai shtoi se janë dakorduar që në momentin që një turist hyn në aeroportin e një vendi rajonal, të ketë mundësi të kaloi në vendet tjera pa u kontrolluar.