I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka publikuar fotografi të rrethrrotullimit në lagjen Lakrishtë dhe tha se “ka mbetur edhe sinjalizimi për t’u vendosur” për tu lëshuar për qarkullim.

Rama tha se kjo rrugë do ta shkarkojë trafikun e ngarkuar në qendër të qytetit.

“Ka mbetur edhe sinjalizimi për tu vendosur dhe rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes po lëshohet për qarkullim. Kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët “Tirana” e “Bill Klinton”.Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tonë”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

/TV Malisheva

Share.