Pavarësisht se janë tri raste të konfirmuara me koronavirus, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk do të rekomandojë që të anulohen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
Drejtori i IKShPK-së Naser Ramadani, ka deklaruar se asnjë indikator deri sot nuk i ka paralajmëruar se nesër ka rrezik eventuale për shfaqje të sëmundjes.
Ai tha se të gjitha rekomandimet i janë dhënë KQZ-së dhe nëse mbahet distanca nuk ka përhapje të infeksionit.
Ramadani: Asnjë indikator deri sot nuk na ka paralajmëruar se në Podujevë ka rrezik për shfaqjen e sëmundjes
Video
“Procedurat e zgjedhjeve në Podujevë kanë qenë të parapara më herët dhe kanë mundur të ndërpriten në çdo moment po që se kishte ekzistuar rreziku i përhapjes së sëmundjes Covid 19. Asnjë indikator deri sot nuk na ka paralajmëruar, indikator matë s të situatës epidemiologjike, se në Podujevë nesër ka rrezik eventual për shfaqjen e sëmundjes. Kjo nënkupton se të gjitha masat janë ndërmarrë, KQZ-së i janë dërguar udhëzuesit e posaçëm se si të mbrohen dhe se dje dy rastet e para pozitive kanë dalë gjatë orëve të pasdites, domethënë deri të dielën i kemi 48 orë, dhe nën dy sot është heshtje zgjedhore, pra nuk kemi mundur ta parandalojmë dje fushatën, duke pasur parasysh se rastet kanë ndodhur pasdite. Kurse të dielën jemi të bindur dhe i kemi dhënë rekomandimet KQZ-së se në çdo vendvotim që në shumicën e rasteve janë shkolla ku ka hapësira të mëdha dhe po shihni se një hapësira e një klase mund të jetë si kjo hapësirë ku jemi ne sot dhe nuk ka asnjë rrezik mes neve sepse po e mbajmë distancën dhe të gjithë votuesit nesër në Podujevë do ta mbajnë distancën prej njëri-tjetrit dy metra , pa shkaktuar ndonjë grumbullim të madh. Dy metra larg njëri-tjetrit ne garantojmë se nuk ka përhapje të infeksionit”, tha ai.
Sot KQZ ka mbajtur një mbledhje, ku është thënë se do të vazhdojnë me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve nëse nuk do të kenë rekomandim nga IKShPK-së që t’i anulojnë këto zgjedhje.
Kutive të votimit qytetarët e Podujevës do t’i drejtohen nesër, pasi kryetari Agim Veliu është zgjedhur ministër në Qeverinë e Kosovës./TV MALISHEVA/