Ditëve të fundit disa kryetarë komunash ngritën dyshime për mos raportim të numrit të saktë të të gjitha viktimave si pasojë e COVID-19.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, i demantoi këto dyshime duke deklaruar se që nga fillimi i pandemisë raportimi i vdekjeve dhe rasteve të reja bëhet çdo 24 orë.

“Duhet ta dini se prej fillimit të pandemisë ne kemi raportuar komunikatën për 24 orë, 24 orëshi nënkupton prej orës 00:00 deri në orën 11:59 të ditës.

Nëse një rast nuk është raportuar atë ditë, dijeni se është raportuar të nesërmen”, tha Ramadani. /TV Malisheva

Share.