Kandidati për Kuvendin Komunal të Malishevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Gentrit Ramaj, ka thënë se nuk po punohet për rininë dhe se urgjentisht duhet të punohet në drejtim të saj, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se edhe vetë rinia nuk është e organizuar dhe se edhe ato pak organizata rinore që veprojnë, janë përbrenda subjekteve politike të cilat punojnë për interesa të ngushta partiake.

 “Nuk shoh që është punuar me rininë, rinia pothuajse çdo vit ka gjetur zbrapsjen nga vendi, kështu që duhet urgjentisht të merren masa në këtë drejtim, rinia nuk është e organizuar, shohim organizata rinore të cilat janë përbrenda subjekteve politike domethënë kanë lidhje me to dhe punojnë për interesa të ngushta partiake”, ka thënë Ramaj.

Ai ka thënë se nuk duhet të ketë diçka të tillë, pasi që duhet të përkrahen të gjithë pa interes ngase, sipas tij, vetëm atëherë nuk do të mungojë suksesi.

“Kjo nuk duhet të jetë evidente, duhet të përkrahen pa interes, të shiqohet interesi i përgjithshëm, momentin që shiqohet interesi i përgjithshëm para interest personal, atëherë nuk do të mungojë suksesi asnjëherë”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.