Kryetari i Komunës së Drenasit ka komentuar lidhjen e koalicionit mes VV dhe LDK-së përmes rrejtit social facebook

Postimi i plotë:

Shkruar më 0202 2020, ora 2222,
Antalya Turkye

Disa varrmihës të VV-së ma kishin përmend emrin në njëfarë njoftimi. Nuk habitem me këta keqbërës.

Sa ma marrin kaq shpesh në gojë emrin tim, këta varrmihës le të vajtojnë dështimin e vet politik. Vdekje më të rëndë politike sesa nga vardisja deri te përkulja- nuk besoj se mund të ketë.

Idealet, parimet dhe kauzat dolën mashtrim!

Seanca e nesërme e Kuvendit është më shumë Akademi Përkujtimore për kauzat e VV-së nga të cilat u largua, para se të marrë qeverisjen. Fitimtarë të vërtetë do të jenë ata që i realizojnë zotimet!

Share.