Sot, njoftoi kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, në Abri, ka ndërruar jetë nëna e heroit, martires dhe katër bijve çlirimtarë, Qamë Demaku. Ai me këtë rast shpreh ngushëllimet e thella për nënën heroinë.

“Nëna heroinë, ngriti nga gjiri i saj, çlirimtarë të paepur, priti e përcolli djem e vajza të UÇK-së nga sofra e saj, duke u bërë shembull i nënës heroinë, nënë qëndrestare”, ka shkruar z. Lladrovci.

Postimi i plotë

Lajm i trishtuar se nga ne u nda Nëna heroinë, nëna Qamë Demaku, nga Abria, nëna e heroit e martires, nënë e pesë bijve luftëtarë të shquar të UÇK-së.
Ajo përballoi shumë vështirësi në jetë, madje edhe dënimet e padrejta ndaj djemve të saj.
Nëna heroinë, ngriti nga gjiri i saj, çlirimtarë të paepur, priti e përcolli djem e vajza të UÇK-së nga sofra e saj, duke u bërë shembull i nënës heroinë, nënë qëndrestare.
Nëna Qamë ju dha bukë dhe kujdes edhe për heroin e heroinën, Fehmiun e Xhevën, sa ata kanë qëndruar në Abri, duke na lënë kujtimet krenare për Nënën heroinë, për fisnikërië e saj dhe nderimin e thellë tonin për të dhe familjen.
Dhimbja jonë për nënën Qamë është e madhe.
I përjetshëm është kujtimi për Nënën Qamë.
Ngushëllime të sinqerta familjes së madhe Demaku, miqve dhe dashamirëve të familjes.
Mbahuni të fortë!

Share.