Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se qytetarët e Kosovës sot kanë përballë vetes dy sfida, atë të koronavirusit dhe psikopatët siç i quajti ai njerëzit që udhëheqin shtetin e Kosovës.

“Në të dyja variantet, çmimin po e paguajnë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sot me 24 mars, një lutje e kam për policinë e Kosovës dhe për qytetarët e Deçanit, për hir të shtetit, mos u ballafaqoni mes vete, respektojeni njëri tjetrin si asnjëherë më parë”, tha Ramosaj.

Postimi i tij i plotë:

Qytetarët e Kosovës

Sot kanë dy përballje sfiduese para vetes.

E para: Corona Virusi Pandemia COVID – 19″ dhe e

E dyta: Psikopatët që e udhëheqin shtetin tonë.

Në të dyja variantet, çmimin po e paguajnë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sot me 24 mars, një lutje e kam për policinë e Kosovës dhe për qytetarët e Deçanit, për hir të shtetit, mos u ballafaqoni mes vete, respektojeni njëri tjetrin si asnjëherë më parë.

Njëkohësisht paralajmëroj institucionet e nivelit Qendrore që jam duke i shqyrtuar mundësitë ligjore dhe ato morale e politike që situatën ta trajtoj sipas domosdoshmërisë në të cilën gjendemi në raport me pandeminë COVID -19 dhe me vendimet e institucioneve qendrore dal nga Qeveria e Republikës së Kosovës, apo nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

A keni Zot!?

Silluni instutcionalisht! Sipas përgjegjësive!

Share.