Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Belegut, kur forca policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 46 shqiptarë.

“Sot përkujtojmë 46 civilë të martirizuar në masakrën e fshatit Beleg, një nga masakrat më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe. Masakër kjo, e përcjellë me dhunime dhe djegie të tërë fshatit, ku për fat të keq, fati i të pagjeturve të këtij fshati mbetet ende i pazgjidhur”, tha Ramosaj.

Ramosaj nderoi edhe dëshmorët dhe martirët e rënë në fshatin Irzniq.

“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, përfundoi ai.

/TV Malisheva

Share.