Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e ka vendosur taksën 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili e ka hequr taksën ndaj lëndës së parë që importohet nga këto dy vende.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. A shtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp./TV MALISHEVA/

Share.