Komuna e Ferizajt ka demantuar pohimet e një pjese të mediave të cilat kanë raportuar për dy raste të reja me koronavirus.
“Njoftojmë qytetarët dhe gjithë opinionin publik se ky lajm është tërësisht i pavërtetë, mbështetet mbi baza krejtësisht të paqëndrueshme e jo profesionale. Personat e theksuar, të dyshuar me koronavirus nga fshati Pleshinë, gëzojnë shëndet të mirë, kanë kaluar kohën e inkubimit, rrjedhimisht nuk kanë shfaqur asnjë simptomë të prekjes nga koronavirusi”, thuhet në njoftim.
Të gjitha rastet tjera me dyshime janë testuar e kanë rezultuar negative në Komunën e Ferizajt, ku deri më tash nuk ka asnjë rast me koronavirus.
Komuna e Ferizajt kërkon nga qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe të zbatojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë