Real Madrid janë duke punuar për një transferim të mundshëm të mesfushorit danez të Tottenhamit, Christian Eriksen.

Sipas asaj që raporton Daily Express, Eriksen është në vitin e fundit të kontratës me klubin nga Londra dhe ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për të vazhduar kontratën edhe më tutje.

Real Madridi është i gatshëm të përiftoj nga situata dhe ka nisur bisedimet për danezin, i cili ka qenë i lidhur gjithashtu me një kalim të mundshëm tek Juventusi, Interi dhe Manchester United.

Los Blancos janë në gjendje të shesin Iscon, për një shumë rreth 44 milion paund tek Chelsea, në mënyrë që ta rrëmbejnë danezin.

Eriksen është pjesë e Spurs që nga vitit 2013, kur u transferua nga klubi holandez Ajax për një shumë të raportuar rreth 14 milionë euro./TV Malisheva /

Share.