Portieri i njohur spanjoll, Pepe Reina ka thënë se është i bindur që kishte koronavirusin, por që sipas tij e ka kaluar një gjë të tillë.

Reina në një intervistë për Cadena Cope ka treguar atë që i ka ndodhur dhe simptomat të cilat ai i ka pasur, transmeton KosovaPress.

“Javën e kaluar kam patur simptomat e koronavirusit. Kanë qeënë ditë të vështira në të cilat kam marrë masat e nevojshme për të mos infektuar pjesëtarët e tjerë të familjes. Në Angli nuk i bëjnë testet dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një problem. Por tani jam mirë. Ka qenë e vështirë. E kam ndjerë veten sikur më ka kaluar një kamion sipër”, ka theksuar portieri i Aston Villas

Share.