Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka thënë se deklarata e tij për hapje të korridorit Serbisë për dalje në detin Adriatik, përmes Kosovës është keqinterpretuar. Ai u shpreh se këtë ide e ka gjetur tek qeveria e kaluar. Por me gjithë atë thekson se kompromis më i mirë për ulëse në OKB është ai infrastrukturor se territorial.

Në seancën e jashtëzakonshme për rrëzimin e qeverisë Kurti, ministri paraqiti disa dokumente, që sipas tij tregojnë që autostrada Prishtinë-Merdare- Nish është propozuar nga ish ministri, Pal Lekaj.

Reka: Idenë për dhënien e korridorit Serbisë e gjeta tek ish ministri Pal Lekaj

“Nuk ka territor për ulëse në OKB sepse integriteti territorial dhe sovraniteti shtetëror janë të garantuar me kushtetutë dhe janë të panegociueshme. Në insistimin se cili mund të je të kompromisi them, citomi siç e kam thënë. Ndoshta mund t’i lejojmë që kompromis të fundit, daljen në detin Adriatik përmes daljes së Kosovës, Serbisë. Por çdo herë kur them t’i lejojmë them se ne vendosemi a lejojmë ajo. Dhe për çka i lejojmë është ulësja në OKB.Pra në vend të kompromisit territorial siç shumë vet kanë aluduar unë ofroj kompromisin infrastrukturor. Këtu i kam dokumentet në të cilat ministri i qeverisë suaj në vitin 2017-2018-2019 po citoj, propozohet projekti i autostradës Prishtinë- Merdar- Nish. Citoj jam i lumtur që viti 2018 do të mbyllet me lajme të mira siç është autostrada Prishtinë Merdar- Nish…ju obligoheni që t’i ndërtoni qasje Serbisë në detin Adriatik me ndërtimin e 28 kilometrave Prishtinë Merdare. Korridorin nuk iu solla unë e gjeta tek ju zotëri Lekaj”, tha ai.

Share.