Sipas kësaj agjencie, Qeveria ka vendosur t;’i gjuaj 133 mijë vaksina AstraZeneca, kundër COVID-19, pas datës së skadimit të tyre, pasi vendi po

përballet me një rritje të ashpër të shkallës së vdekjeve nga koronavirusi.

“Vaksinat që do të shkatërrohen ishin pjesë e një donacioni nga Norvegjia, ku data e skadimit ishte 31 gushti”, shkruan Reuters.

Sipas Reuters, ky vendim shkaktoi shumë kritika, ku disa njerëz edhe kërkuan dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë.

“Mosgatishmëria për të marrë vaksina, vështirësitë teknike gjatë përpjekjes për të bërë një termin në internet dhe propaganda

për dëmet nga vaksinat e kishin vënë Kosovën ndër vendet me normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë, me 15.7%.”

“Rastet e reja i atribuoheshin tubimeve të tilla si dasmat dhe heqja e plotë e kufizimeve. Duke filluar nga kjo javë, janë vendosur

kufizime të reja, përfshirë orë policore nga ora 22:00. deri në 5 të mëngjesit”, shkruan Reuters.

Në këtë artikull, agjencia ka shkruar edhe për mërgimtarët që u kthen të infektuar në vendet ku jetojnë, duke thënë: “Mijëra kosovarë që jetojnë jashtë vendit,

kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, të cilët kanë kaluar pushimet në Kosovë gjatë verës janë raportuar si raste pozitive kur janë kthyer në vendet e Evropës Perëndimore”.

/TV Malisheva

Share.