Megjithëse deputetët e Grupit Parlamentar të VV-së nuk po marrin pjesë në seancë, shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie Rexhep Selimi ka mbajtur një fjalim
Selimi ka thënë se kjo qeveri që pritet të votohet sot është ilegale dhe jolegjitime
Ai thekson se kjo qeveri i duhet Thaçit për ndarjen e Kosovës
“Sot disa parti humbëse diaa parti të vogla dhe disa parti pak me te vogla janë mbledhur të bëjnë qeveri pa fituesin dhe pa qytetarin. Ju mashtruat votuesit dhe na mashtruat edhe ne si partnerë të koalicionit. Qeveria juaj është edhe ilegale dhe ilegjitime. Dekreti që bëri Presidenti juaj është i pabazuar në Kushtetutë. Gjykata Kushtetuese që ju doni ta shenjëteroni janë zgjedhur këtu në Kuvend ashtu si Presidenti. Aktgjykimi i kësaj gjykate ishte i pa drejtë. Ashtu si jolegale do të jetë edhe jolegjitime pasi nuk është qeveria e popullit. Kjo qeveri do t’i duhet Thaçit për të legjitimuar ndarjen e Kosovës dhe për të marrë edhe një mandat tjetër. Ne nuk na vjen keq për rrëzimin e qeverisë por na vjen keq për humbjen e shpresave të shqiptarëve” tha Selimi