Shkarkimi i Antonio Contes nga ana e Interit ishte një befasi mjaftë e madhe për shumë njohës të futbollit dhe jo vetëm kaq.

Conte e riktheu titullin në “Giuseppe Meazza” pas një dominimi total nga Juventusi për nëntë sezone radhazi, por zikaltërit nuk gjetën gjuhën e përbashkët për ta vazhduar rrugën më teknikun italian.

Njëri nga lojtarët e Interi i cili pati një lidhje të fuqishme me Conten dhe u transformua si lojtarë që prej ardhjes nga Manchester United, ishte sulmuesi belg, Romelu Lukaku.

Ai ka reaguar pas shkarkimit të tij më një falënderim emocional në të cilin thotë se i detyrohet shumë Contes.

′Faleminderit Antonio. Ti më ndryshove si lojtar dhe më bëre më të fortë… dhe fituam së bashku! Të fitosh është gjithçka që ka rëndësi për ty dhe jam i lumtur që të kam pasur trajner. Do t ‘ i marr parimet e tua për pjesën tjetër të karrierës sime. Të detyrohem shumë “, ka shkruar Lukaku./TV Malisheva

Share.